Fjalë Kyçe

Rikthehet Caceres

Rikthehet Caceres

Juventusi e ka ri-transferuar Martin Caceres.

Juventus ka njoftuar sot se e ka transferuar edhe zyrtarisht Martin Caceres nga Lazio.

Mbrojtësi uruguaian që ishte pjesë e ‘Zonjës së Vjetër’ edhe në të kaluarën, është rikthyer sërish në Torino, përcjell lajmi.net.

Juventus ka njoftuar se Caceres do të jetë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa ka paguar 600 mijë euro.

Uruguaiani është transferuar te torinasit si zëvendësues i Medhi Benatias që kaloi në Emiratet e Bashkuara Arabe.