Fjalë Kyçe

Rikthehet ‘Tysoni i shqiptarëve’: Nuri Seferi pas 9 ditëve lufton për titullin prestigjoz

Rikthehet ‘Tysoni i shqiptarëve’: Nuri Seferi pas 9 ditëve lufton për titullin prestigjoz

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, rikthehet në ring këtë muaj dhe do të luftojë për njërin nga titujt më prestigjoz.

Më 20 dhjetor në Varshav të Polonisë, Nuri Seferi do të takohet me boksierin e njohur nga ky vend, Michal Cieslak, për titullin ‘IBF Intercontiental’.

Nuri Seferi deri më tani numëron 49 ndeshje – 40 fitore (22 prej tyre me nokaut), 9 humbje, mirëpo vlen të theksohet se asnjëherë nuk ka qenë i ‘nokautuar’.

Ndërkaq, Michal Ceislak deri më tani ka regjistruar 19 fitore nga 19 ndeshje dhe renditet i teti në ranglistën botërore.

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka filluar me përgatitjet intensive për këtë ndeshje dhe premton maksimumin ndaj polakit.