Fjalë Kyçe

Rikthimi i Zidane mbyll dyert për transferimin e Neymar

Rikthimi i Zidane mbyll dyert për transferimin e Neymar

Performancat e Vinicius, lëvizja e mundshme e Kylian Mbappes, dhe mbi të gjitha ngurrimi i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane për të aprovuar transferimin e tij, bën që Neymar të largohet edhe më shumë për një lëvizje në Bernabeu, shkruan Gazeta Alo.

Neymar dhe Real Madridi, ishte gjithmonë një histori ‘dashurie’ që përfolej shumë gati çdo verë viteve të fundit, mirëpo asnjëherë nuk kishte ndonjë lëvizje konkrete.

Që nga koha kur Braziliani veçse do largohej në verën e 2017-tës nga Barcelona, Neymar ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Bernabeu. Dëshira kryesore e Realit për të nënshkruar me të lidhej edhe gjithmonë me presidentin e klubit, Perez që ishte i obsesinuar pas tij.

Megjithatë, përveç PSG-së që do rezistonte, pengesë kryesor për transferimin e tij mbetet edhe trajneri i Real Madridit: Zinedine Zidane. Tekniku admiron Neymarin, por sipas disa burimeve të afërta të klubit dhe Zidanes, ai beson se shpenzimi i madh që do kërkohej për të siguruar shërbimet e tij mund të investohej më mirë diku tjetër.