Fjalë Kyçe

Rodrygo debuton me supergol te Reali (VIDEO)

Rodrygo debuton me supergol te Reali (VIDEO)

Real Madridi i Zinedine Zidane ka ende punë për të bërë, pavarësisht lojës së mirë dhe shanseve të krijuara, janë ende të pasaktë dhe bëjnë shumë gabime në mbrojtje dhe sulm.

Kjo u pa në ndeshjen ndaj Bayern Munich, ku skuadra gjermane fitoi me rezultatin 3-1 në International Champions Cup, në SHBA.

Zidane e nisi pjesën e parë me formacionin e tij më të mirë, me Hazard në fushë dhe skemën 4-3-3, por Bayern e mbylli në avantazh me golin e Tolisso.

Në pjesën e dytë të Zidane ndërron tërësisht formacionin, por asgjë përveç golave të pësuar nuk vjen. Fillimisht është Lewandowski që shënon golin e dytë dhe Gnabry shënon të tretin.

Në minutën 81’ Ulreich ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa katër minuta më vonë talenti Rodrygo bëhet protagonist duke e tretë Hoffmann nga një goditje dënimi.