Fjalë Kyçe

Roma pas yllit të Milanit

Roma pas yllit të Milanit

Roma po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Milanit, Suso.

Reprezentuesi spanjoll është dëshirë e Romës për këtë afat kalimtar, por Milan po kërkon që së paku të paguhet një shumë që i afrohet klauzolës së tij prej 45 milionë euro, raporton ‘Gianluca di Marzio’, përcjell lajmi.net.

Është trajneri i Romës, Paulo Fonseca, që po kërkon Suson në kryeqytetin italian.
Milan për të shpejtuar këtë marrëveshje, ka kërkuar që në shkëmbim të futet edhe talenti Niccolo Zaniolo, diçka që është refuzuar nga Roma.
Roma do të ishte e gatshme që Milanit t’i ofronte shërbimet e lojtarëve Cengiz Under dhe Patrik Schick, për të cilët ka interesim edhe nga Bundesliga.