Fjalë Kyçe

Ronaldo e thotë një deklaratë befasuese për Messin

Ronaldo e thotë një deklaratë befasuese për Messin

Cristiano Ronaldo ka pranuar që të dy ai dhe Lionel Messi kanë përfituar nga rivaliteti i tyre i gjatë.

Ronaldo dhe Messi kanë qenë në krye të sportit për më shumë se një dekadë, duke fituar 10 Topa të Artë derisa vetëm në vitin e fundit Luka Modric arriti të thyente dominimin e tyre.

Dyshja ishin gjithashtu kryesorët e La Ligës për gati një dekadë, me Ronaldon që luajti për Real Madrid midis viteve 2009 dhe 2018 para se të kalonte te Juventus, transmeton lajmi.net.

“Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani, dhe nga ana e tij, ai tashmë ka thënë se ai kishte probleme kur u largova nga kampionati spanjoll, sepse është një rivalitet që ai e vlerëson”, tha sulmuesi i Juve për kanalin portugez TVI.

“Është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por kjo nuk bën përjashtim. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1, e vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ata janë të shëndetshëm”.

“Messi më bën një lojtar më të mirë dhe anasjelltas”, u shpreh ai.