Fjalë Kyçe

Ronaldo flet për Zidane: Ai më bëri të ndihem special

Ronaldo flet për Zidane: Ai më bëri të ndihem special

Ylli portugez i futbollit, i cili dikur mbronte ngjyrat e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, është kthyer për të komentuar kohën kur luante nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Ronaldo, nën drejtimin e Zidane, arriti që të fitonte Ligën e Kampionëve tri herë radhazi, dhe sigurisht se kjo periudhë e karrierës së tij do të mbetet gjithmonë në memorien e tashmë lojtarit të Juventus.

CR7 ka thënë se Zidane e ka bërë atë të ndihet special gjatë kohës kur ishte tek Reali, duke shtuar se ai është një nga më të mëdhenjt, edhe si trajner, edhe si lojtar.

“Besimi që një lojtari i duhet nuk vjen vetëm nga vetja, por gjithashtu edhe nga lojtarët rreth tij, por edhe trajneri” ka thënë Ronaldo për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

“Ti ke nevojë të ndihesh si një lojtar i rëndësishëm për grupin dhe Zidane më bëri të ndihem special. Ai më ndihmoi shumë. Unë veçse kisha respekt për të, por puna me të më bëri ta admiroj edhe më shumë” ishin fjalët e portugezit lidhur me trajnerin francez.

Zidane, pasi ishte larguar nga Real Madrid, u rikthye në stolin e ‘bardhë’, kurse Ronaldo vazhdon karrierën në Serie A, ku është shpallur kampion.