Fjalë Kyçe

Ronaldo mund të transferohej te Arsenali ose Barcelona, por ja çfarë ndodhi

Ronaldo mund të transferohej te Arsenali ose Barcelona, por ja çfarë ndodhi

Cristiano Ronaldo ka pranuar se është takuar me menaxherin e atëhershëm të Arsenalit, Arsene Wenger para se të nënshkruajë një kalim te Manchester United në verën e vitit 2003.

Portugezi ishte një talent interesant në zhvillim në atë fazë, me klubet më të mëdha të Evropës të vetëdijshme për potencialin që ai po tregonte në Sporting.

Barcelona dhe Real Madrid e bënë të njohur interesin e tyre, ashtu si dhe gjigantët e Serie A Inter, ndërsa takimet u mbajtën me ‘Topçinjët’ në veri të Londrës, përcjell lajmi.net.

Ronaldo i tha TVI për sagën e transferimit që formësoi karrierën e tij të ardhshme: “Kishte kontakte me kaq shumë ekipe të tjera, Valencia për shembull ishin një prej tyre”.

“Jam takuar me Arsene Wenger dhe do të shkoja te Arsenali”.

“Kam biseduar edhe me Barcelonën, Real Madridin dhe Interin gjithashtu, por pas miqësores kundër Manchester United, të cilët tashmë ishin të interesuar, ata u interesuan edhe më shumë dhe ata shpejtuan negociatat dhe më firmosën”, tha portugezi.