Fjalë Kyçe

Rrahmani: Danimarka kundërshtar i vështirë

Rrahmani: Danimarka kundërshtar i vështirë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është shprehur i vetëdijshëm se rivali i nesërm, Danimarka, do të jetë krejt ndryshe nga kombëtaret me të cilat Kosova ka luajtur më herët.

” Danimarka renditet në pozitën 10-të të ranglistës së FIFA-s dhe është ndër më kombëtaret më të mira në botë. Ata arritën deri në çerekfinale të Kupës së Botës ku u eliminuan nga Kroacia pas penalltive. Pra, është e qartë se kemi të bëjmë me një rival shumë më cilësor në krahasim me ata që kemi luajtur deri më tani”, ka thënë Rrahmani.

Ndërsa, në pyetjen e Insportit se si do të kompensohet mungesa e Valon Berishës, ai është përgjigjur: “Në mbrojtje nuk na mungon askush. Pa dyshim që Valoni është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, por Kosova ka shumë futbollistë dhe secili prej nesh mund të zëvendësohet nga dikush tjetër”, është shprehur Rrahmani.