Fjalë Kyçe

Rrahmani: I thashë referit në italisht se ka thirrje raciste, më premtoi se do ta ndalte ndeshjen

Rrahmani: I thashë referit në italisht se ka thirrje raciste, më premtoi se do ta ndalte ndeshjen

Kapiteni i kombëtares Amir Rrahmani ka folur për humbjen e sotme të Kosovës kundër Çekisë në ndeshjen për kualifikime në Euro 2020, por edhe për thirrjet raciste që u bënë në stadiumin Doosan Arenë në Pilsen të Çekisë.

“Është e vërtetë që e prekem për disa minuta ëndrrën e Evropianit. As unë nuk e di pse, ishin disa situata që e vendosën ndeshjen”, tha Rrahmani, raporton Gazeta Express.

“Si ekip nuk kemi qenë të gjithë në nivel. Duhet të përmirësohemi. Që nga minuta e parë e kemi parë që kanë pasur raste, na kanë rrezikuar disa herë. Cekia ka lojtarë të mirë dhe e kanë treguar vetën”, ka shtuar ai.

Kapiteni ka treguar se gjatë një ndërprerjeje në ndeshje i ka thënë gjyqtarit italian, Giannluca Rocchi, se po bëheshin thirrje raciste ndaj Kosovës.

“Isha i vetmi që po insistoja te referi kryesor dhe i thash në gjuhën italiane se po bëheshin kore raciste. Më tha se ku i kupton, dhe i thash se e kuptoja gjuhën e tyre. Erdhi më tha se nëse ndodhë edhe njëherë do ta ndërpresë ndeshjen”, ka thënë Rrahmani.