Fjalë Kyçe

Samir Sahiti flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Samir Sahiti flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Liga e parë vjen në këtë fundjavë me super përballje, shkruan GazetaAlo.

Vëmendja kryesore pa dyshim do të jetë në Gjakovë, aty ku do të takohen kokë më kokë Vëllaznimi dhe Dukagjini, dy pretendentë për tu inkuadruar në Superligë.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme për skuadren gjakovare në një prononcim ekskluziv për GazetënAlo ka folur futbollisti i mirënjohur kosovar, Samir Sahiti.

Sahiti ka thënë se e respektojnë skuadren e Dukagjinit, por synimi i Vëllaznimit është arkëtimi i pikëve të plota.

“Sigurisht e respektojmë kundërshtarin , pasi në radhët e veta ka shumë lojtar cilësor, por ne nuk duhet të gabojm dhe do hyjmë në ndeshje për pikë të plota”, ka deklaruar fillimisht Sahiti.

Ai më tej ka thënë se pret përkrahje të madhe nga tifozët e skuadres.

“Jemi si vendas, prandaj presim përkrahje maksimale nga gjith qyteti i Gjakovës dhe besojmë shumë në fitore dhe paraqitje të bukur. Gjithsesi duhet të fitojm që të mbajmë hapin për hyrje direkte në IPKO Superligë pa barazh”, ka përfunduar futbollisti i Vëllaznimit, Samir Sahiti.

Vëllaznimi – Dukagjini luhet ditën e diel me fillim nga ora 13:00. /GazetaAlo.