Fjalë Kyçe

Scholes ‘thumbon’ Mourinhon pas largimit nga Man Utd

Scholes ‘thumbon’ Mourinhon pas largimit nga Man Utd

Paul Scholes ka thënë se Jose Mourinho e ka ‘projektuar” në mënyrën më të mirë largimin e tij nga Manchester United, duke qenë i bindur se portugezi nuk ka dashur të jetë në ‘Old Trafford’ në fund të aventurës së tij atje.

‘Djajtë e Kuq’ i ndanë rrugët me trajnerin portugez në dhjetor të vitit të kaluar, pas humbjes 3:1 në ‘Anfield Road’ nga Liverpool.

Jose Mourinho ishte ballafaquar me shumë kritika para largimit nga Manchester United, e në mesin e shumë kritikuesve gjendej edhe Paul Scholes.

“Ndjeja se ai nuk donte të ishte aty”, ka thënë Scholes derisa fliste për kohën e Mourinhos te Manchester United, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai e ndërtoi largimin e tij në mënyrë të përkryer në fund”.

“Konferencat e tij për shtyp ishin të turpshme, shumë negative, ishte e qartë se lojtarët në fund nuk donin të luanin për të. Gjëja e drejtë ka ndodhur në fund”.