Fjalë Kyçe

Shaqiri: Disa më quajtën legjendë, disa të tjerë më fajësuan

Shaqiri: Disa më quajtën legjendë, disa të tjerë më fajësuan

Gjatë një interviste me Guardian, Xherdan Shaqiri ka folur për paraqitjen ndaj Manchester United. Ai u fut në pjesën e dytë dhe shënoi një dopietë duke i dhënë fitoren 3-1 ekipit të tij.

“Ka pasur një impakt gjigant,” shprehet zvicerani për Guardian. “E dalloj nga punonjësit këtu. Kishim festën Krishtlindjeve atë natë dhe të gjithë kanë ardhur për të më falënderuar. U befasova”, tha ai.

“Të gjithë po thoshin: ‘Faleminderit, faleminderit, je një legjendë që tani!’ Ishte diçka e bukur, dhe ishte një ndjesi e bukur atë ditë, por unë jam një njeri që sheh përpara”.

“Në fund të fundit, ishte një ndeshje Premier League me tre pikë dhe tani po pres me padurim të premten”.

“Më kanë ardhur shumë mesazhe nga shokët kur ndodhi,” shprehet ai pas shkarkimit të Mourinho-s një ditë më pas.

“Kishte shumë mesazhe të bukura në fillim, pastaj, kur doli lajmi i shkarkimit të Mourinho-s, më fajësuan mua”.

“Por ky është futbolli ndonjëherë. Nuk mendoj se United shkarkoi trajnerin vetëm për atë ndeshje. Mendoj se ka pasur arsye të tjera, por kjo do të thotë se ndeshja do të hyjë në histori. Do të hyjë edhe në historinë time.”