Fjalë Kyçe

Shaqiri hero i fitores së madhe te Liverpoolit

Shaqiri hero i fitores së madhe te Liverpoolit

Xherdan Shaqiri është hero i fitores së Liverpoolit kundër Manchester Unitedit.

“The Reds” mundën ‘Djajtë e Kuq”, me rezultat 3-1, sonte në ‘Anfield’ në derbin më të madh në Premier League.

Padyshim se njeriu i ndeshjes është pikërisht Shaqiri, i cili realizoi dygolësh në fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp.

Djali nga Zhegra e Gjilanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të, dhe vetëm pas dy minutave lojë, ai shënoi një super-gol, duke kaluar Liverpoolin në 2-1. Nuk vonoi shumë dhe sërish në skenë reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, i cili në minutën e 81-të shënoi edhe një tjetër gol, duke i dhënë goditjen e fundit skuadrës së Jose Mourinhos në këtë super-ndeshje.

Kujtojmë se Sadie Mane (24’), hapi llogarinë në këtë ndeshje, duke kaluar në epërsi nikoqirët prej 1-0, kurse, golin e vetëm për Unitedin e shënoi Lingard (33’), i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Alison.

Pas kësaj fitore, Liverpool rikthehet në krye të tabelës me 45 pikë, një më shumë së City, kurse, United renditet e gjashta me 26 pikë.