Fjalë Kyçe

Shaqiri me bashkëlojtarët e tij bëjnë një gjest të madh human

Shaqiri me bashkëlojtarët e tij bëjnë një gjest të madh human

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në mesjavë ndaj Napolit duke kaluar si e dyta nga grupi në Ligën e Kampionëve.

“The Reds” në fundjavë do ta luajnë një tjetër ndeshje të rëndësishme, ndaj Manchester United.

Por trajneri Jurgen Klopp së bashku me futbollistët e tij kanë bërë një gjest fantastik duke vizituar fëmijët e sëmurë në spitalin më të madh të në Liverpool, Alder Hey.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri së bashku me shokët e tij të klubit ishin ndarë në disa grupe në mënyrë që të vizitonin sa më shumë fëmijë në spitalin Alder Hey.

Vizita e futbollistëve të Liverpoolit së bashku me trajnerin Jurgen Klopp është pritur mjaftë mirë nga fëmijët e shtruar në spital. Ky gjest i skuadrës së kuqe është lavdëruar në Angli si nga mediat ashtu edhe nga tifozët e futbollit.

Shaqiri, Salah, Alisson, Mane e Firmino kanë shpërndarë dhurata, kanë dhuruar autografe si dhe kanë bërë fotografi me fëmijët e pranishëm në spital. Disa nga fëmijët e shtruar në spital ishin tifoz të rivalit lokal Evertonit, por nuk kishin problem të bënin foto me yjet e Liverpoolit.