Fjalë Kyçe

Shaqiri mesazh Kloppit: “Nuk është e lehtë për mua, jam i frustruar”

Shaqiri mesazh Kloppit: “Nuk është e lehtë për mua, jam i frustruar”

Ylli i Liverpoolit Xherdan Shaqiri ka treguar se është duke ndjerë keq për mungesën e minutazhit nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp këtë edicion.

27-vjeçari nga Kosova është paraqitur vetëm si rezervistë këtë edicion, duke luajtur nga pjesa e dytë në ndeshjet ndaj Manchester Cityt, Burnleyt dhe Newcastles.

Derisa Shaqiri refuzon ta kritikojë Kloppin për minutazhin e ultë, ai thotë se është ndjerë i frustruar në javët e fundit.

“Nuk është e lehtë për mua. Unë jam i frustruar paksa”, tha ish-futbollisti i Bayern Munich për “Teleclub’.

 “Më duhet ta përballoj këtë dhe ta pranoj, unë isha gjithnjë në skuadër”, vlerësoi Shaqiri.

“Nuk mund t’i kërkoj trajnerit të luaj në çdo ndeshje”, potencoi mesfushori gjilanas.

Pavarësisht frustrimit të tij, Shaqiri insiston se ai është i lumtur në Liverpool. “Ndihem shumë rehat këtu. Ne kemi një trajner të mrekullueshëm dhe ndihemi sikur në familje”, shtoi Shaqiri.

Në total, në të gjitha garat, Shaqiri është paraqitur katër herë për Liverpoolin këtë edicion, të ndara në vetëm 25 minuta.