Fjalë Kyçe

Shaqiri nuk ftohet në ndeshjen e kombëtares së Zvicrës, por ka një arsye për këtë

Shaqiri nuk ftohet në ndeshjen e kombëtares së Zvicrës, por ka një arsye për këtë

Xherdan Shaqiri do t’i mungojë Përfaqësueses së Zvicrës edhe për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve për “Euro 2020”. Seleksionuesi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, të premten, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet me Gjeorgjinë (15 nëntor) dhe Gjibraltarin (18 nëntor) në kuadër të Grupit D.

Shaqiri ka mbetur jashtë listës pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi muajin e shkuar, për çka nuk u ftua as për ndeshjet e tetorit.

Në fakt, ai nuk ishte pjesë e Zvicrës as për ndeshjet e shtatorit për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin. Te Zvicra janë ftuar mesfushori Granit Xhaka e sulmuesi Albian Ajeti.

Shkaku i lëndimit nuk është ftuar as Admir Mehmedi. Zvicra është e treta në grup me 11 pikë, një më pak se Irlanda e Danimarka që ndajnë dy pozitat e para. Irlanda ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.