Fjalë Kyçe

 Shaqiri tallet keq me armikun e tij, videoja bëhet virale

 Shaqiri tallet keq me armikun e tij, videoja bëhet virale

Xherdan Shaqiri, mbrëmjen e djeshme ka shkëlqyer kundër Manchester United, duke i dhënë fitoren Liverpool vetëm falë dygolëshit të tij.

Kjo ishte një hakmarrje fantastike e shqiptarit kundër kritikëve të tij, ku një prej tyre është edhe ish-ylli i Manchester United, Geri Nevill.

Kujtopjmë se vëllezrit Nevill kanë lëshuar kritika të ashpra kundër Shaqirit në kohën kur ai kaloi tëk Liverpool, por ai u ka vërtetuar tifozëve të kundërtën e krikiave të Nevill.

Pas ndeshjes, një ish-futbollist i Liverpulit, Jemi Karrager, i dorëzoi Shaqirit çmimin e “lojtarit të ndeshjes” për atë që kishte shfaqur në fushë duke vendosur supersfidën ndaj ekipit të Murinjos.

“Geri Nevill u nis të ta jepte këtë çmim, por nuk deshi që të zbriste këtu poshtë që të përballej me ty”, tha duke qeshur ish-lojtari i Liverpulit.

Edhe Shaqiri e përjetoi me të qeshura këtë situatë. “Bëji të fala nga unë”, ishin fjalët e tij, në një video e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

<iframe width=”640″ height=”368″ src=”https://www.epovid.com/embed/c1765e4895c376328588″ frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen scrolling=”no”></iframe>

Tifozët e Liverpul e kanë cilësuar këtë përgjigjen më të mirë që mund të merrte ish-mbrojtësi i Junajtid, për të cilin tashmë nuk ka justifikime dhe duhet të fillojë të lavdërojë Shaqirin për atë që po jep në fushën e lojës.