Fjalë Kyçe

Shigjetarët garojnë në Kampionatin Evropian “Samsun 2019”

Shigjetarët garojnë në Kampionatin Evropian “Samsun 2019”

Shigjetarët më të mirë të Kosovës në konkurrencën e seniorëve dhe juniorëve po marrin pjesë në kampionatin evropian të sallës (Indoor), që po mbahet në Samsun të Turqisë prej 25 shkurt deri më 2 mars 2019, shkrua GazetaAlo.

Kosovën po e përfaqësojnë katër garuesit: Atdhe Luzhnica e Hazir Asllani në kategorinë e seniorëve dhe Drenis Mala e Edi Dvorani tek juniorët. Luzhnica e Asllani janë bursistë Olimpikë për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ndërsa Drenisi është Shpresë Olimpike 2019.

Evropiani “Samsun 2019” është i vlefshëm edhe për pikë kualifikuese për në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Bashkë me garuesit janë edhe trajnerët Fehmi Bylykbashi dhe Agron Mala.
“Përshtypjet e para janë se të katër garuesit kosovarë janë në formë të mirë të paraqitjes dhe përgatitjeve dhe shpresojmë të dalin me rezultate të mira”, thuhet në njoftimin e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës.

Sot do të nisin garat zyrtare, ku do të garojnë edhe garuesit tanë.

Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron fat dhe suksese ekipit tonë të shigjetarëve. /GazetaAlo