Fjalë Kyçe

Sneijder: “Topi i Artë”? Kam fituar Championsin që ka më shumë vlerë

Sneijder: “Topi i Artë”? Kam fituar Championsin që ka më shumë vlerë

Ish-lojtari i Interit, Wesley Sneijder, ka folur për “Topin e Artë” të fituar nga Luka Modriq, raportojnë mediet italiane, përcjell Gazeta Alo.

Holandezi, i cili me “Nerazurët” kishte fituar tre trofetë e mundshme brenda një sezoni, tha se është i lumtur që mesfushori kroat i Real Madridi ka rrëmbyer çmimin e lojtarit më të mirë në planet, por sipas tij, ka lojtarë më cilësi më të mira se Modriq. Sneijder mendon se Liga e Kampionëve ka më shumë vlerë se “Topi i Artw”.

“Jam shumë i lumtur për të”, tha Modriq. “Por ka lojtarë më cilësorë. Ju nuk mund të harroni Messin dhe Ronaldon”.

“Edhe unë kam pasur shanse ta fitojë, por kam fituar Ligën e Kampionëve e cila ka më shumë vlerë”, theksoi Sneijder. /Gazeta Alo/