Fjalë Kyçe

Sonte në ora 19:00, miqësorja Kosovë – Danimarkë

Sonte në ora 19:00, miqësorja Kosovë – Danimarkë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet sonte me fillim në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Alo.

Kjo ndeshje fillimisht ishte paraparë të luhej nga ora 18:00, por për shkaqe teknike me vendim të UEFA-s termini i ndeshjes është zhvendosur në orën 19:00.

Si rrjedhojë kompania përgjegjëse për shitjen e biletave një numër të biletave i ka shtypur paraprakisht me orën e nisjes së ndeshjes në 18:00, gjë e cila ka shkaktuar lajthitje te një pjesë e opinionit, prandaj luten qytetarët që ta kenë parasysh faktin se ndeshja do të nisë në orën 19:00. /Gazeta Alo