Fjalë Kyçe

Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Më në fund një njoftim për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.

FFK ka reaguar më në fund rreth shitjes së biletave për ndeshjen që Kosova e luan kundër Anglisë.

Sipas FFK, shitja e biletave do të rifillojë sonte.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kompania për shitjen e biletave online do të rifillojë me valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli, sonte në orën 21:30. Biletat mund t’i blini në platformën online www.tiks.app, thuhet në njoftimin e FFK, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse ‘Tiks.App’ do të rikuperohet deri në ora 21:30.