Fjalë Kyçe

Sot mësohet vendimi për Fushë Kosovën

Sot mësohet vendimi për  Fushë Kosovën

E ardhmja e Fushë Kosovës tani luhet në tavolinë.

Klubi nga qyteti i “Pampurave” po e pret vendimin e Shkallës së Dytë, aty ku dhe ka bërë ankesën për rikthimin e gjashtë pikëve të marra nga Komisioni Disiplinor për shkak të shkeljes së rregullores duke inkuadruar një futbollistë jashtë protokollit zyrtar të ndeshjes.

Komisioni do të mblidhet gjatë ditës së hënë dhe do të jap verdiktin final në lidhje me rastin “Fushë Kosova”.

‘Industrialistët’ kanë paralajmëruar edhe ankesa të tjera, në rast se ankesa e tyre refuzohet.

Me gjashtë pikët e marra nga Komisioni Disiplinor ekipi i Fushë Kosovës ka rënë direkt nga Liga e Parë, ndërkohë me rikthimin e pikëve do të shpëtonte edhe nga zona e barazhit.

Bashkimi i Koretinit, Ramiz Sadiku dhe Vllaznia e Pozheranit janë në pritje të vendimit gjithashtu sepse e ardhmja e tyre luhet tashmë në tryezat e FFK-së.

Ndryshe ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohen më 2 dhe 3 qershor në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.