Fjalë Kyçe

Southgate i impresionuar me mikpritjen në Kosovë

Southgate i impresionuar me mikpritjen në Kosovë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate në konferencë për media ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe për pritjen e ngrohtë që ka pasur ekipi i tij.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Jemi pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët në aeroport dhe rrugës për në hotel. Gjithashtu trupat ushtarake britanike na kanë pritur aty”, ka thënë Southgate, raporton KTV.

Tutje ai ka thënë përkundër që Anglia është kualifikuar nesër synojnë të fitojnë. “Sa i përket futbollit ne tashmë jemi kualifikuar, por ende duam të fitojmë”, ka thënë ai.