Fjalë Kyçe

Statistika jo të mira të Gentjan Mezanit si trajner i SC Gjilanit

Statistika jo të mira të Gentjan Mezanit si trajner i SC Gjilanit

Gentjan Mezani ende nuk ka arritur ta shijojë fitoren e parë në futbollin kosovar ndonëse ka pesë ndeshje që është në stolin e Gjilanit.

Tekniku nga Vlora ka regjistruar tri barazime dhe dy humbje.

Këto statistika nuk janë të pëlqyeshme për faktin se tani Gjilani rrezikon shumë barazhin për largim nga elita.

Me pozitën e shtatë që e mban tani, Gjilani është vetëm tri pikë larg zonës së barazhit.

Ndryshe, gjatë periudhës ‘Mezani’ te Gjilani, skuadra ka shënuar dy gola, kurse ka pranuar katër.