Fjalë Kyçe

Super-përballje në Ligën e Parë, sot vendoset shumëçka

Super-përballje në Ligën e Parë, sot vendoset shumëçka

Pesë ndeshje, secila më interesante se tjetra. Xhiro 25 e Ligës së Parë vazhdon sot me përballje që mund të vendosin shumëçka për pjesën e mbetur të kampionatit.

Derbi luhet në Pejë atjë ku Besa e pret Dukagjinin, dy pretendentë për të hyrë direkt në Superligë.

Interesante do të jenë edhe përballjet Vllaznia – Vëllaznimi dhe Vushtrria – Fushë Kosova.

Sot luhen edhe dy takimet tjera, Kika – Arbëria dhe Bashkimi – 2 Korriku, të gjitha në nevojë për pikë.

Duelet fillojnë prej orës 15:30.