Fjalë Kyçe

Tahir Batatina: Do ta bëjmë stadiumin sikur në “Camp Nou”

Tahir Batatina: Do ta bëjmë stadiumin sikur në “Camp Nou”

Llapi edhe zyrtarisht ka mbetur jashtë garës për titullin kampion dhe jashtë Evropës, teksa ka pësuar në shtëpi nga Feronikeli 1-3 dhe Prishtina në duelin tjetër e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat bindës 3-0.

Por, kryetrajneri i Llapit Tahir Batatina nuk është dorëzuar sa i përket objektivit për ta sjellur titullin e kampionit në “Zahir Pajziti”, shkruan Gazetasheshi.com.

“Gjithmonë kemi luftuar për titull të kampionit, Llapi asnjëherë nuk e ka diskutuar mbijetesën apo barazhin. Mendoj që për shumë tifozë të Kosovës jo vetëm të Llapit, se ne jemi kampion me lojë, por humbja ndaj Prishtinës na humbi gjasat për titull të kampionit. Prishtinës dhe Feronikelit i dëshirojë ndeshje të mirë, le të fiton më i mirë”, ka theksuar strategu llapjan.

Ai po ashtu ua ka premtuar se sezonin e ardhshëm stadiumi i Llapit do të jetë si stadiumi i Barcelonës “Camp Nou” dhe se asnjë futbollistë nuk do të largohet.

“Tifozët llapjanë e dijnë shumë mirë karakterin tim, sezonin e ardhshëm do të shihni një stadium komplet të ri, pasi do të përfundojnë punimet, do të jetë si “Camp Nou”. Llapi do do të luftojë për titull të kampionit dhe për daljen në Evropë, asnjë futbollistë nuk do të largohet pasi kam biseduar me ta dhe e kam parë se duhet t’i bëjmë dy apo tri përforcime”, ka përfunduar Batatina.

Llapi në xhiron e fundit të kampionatit takohet me Flamurtarin.