Fjalë Kyçe

Talenti i Vëllaznimit transferohet në kryeqytet

Talenti i Vëllaznimit transferohet në kryeqytet

Prishtina ka arritur akordin me talentin gjakovar 18 vjeç, Art Maloku, i lindur më 21.12.2000, të vishet bardhekaltër.

Qendërmbrojtësi ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror me Vëllaznimin. Ndërsa, ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës. Maloku, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mbrojtës krahut.

“Normalisht, kam qenë si i befasuar dhe i mrekulluar me interesimin e Prishtinës. Pa dyshim që pranova ofertën që të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Shpresoj dhe besoj shumë të imponohem dhe të tregoj aftësitë e mia. Pa dyshim, falënderoj shumë familjen e posaçërisht babën që më ka qëndruar afër në mbështetje. Shpresoj shumë se do të realizoj ëndrrën”, ka thënë Maloku me rastin e nënshkrimit të kontratës.