Fjalë Kyçe

Të hënën merret vendimi për ndeshjen Drita – Flamurtari, ’89-shi në pritje

Të hënën merret vendimi për ndeshjen Drita – Flamurtari, ’89-shi në pritje

Komisioni i Garave ende nuk i ka zyrtarizuar ndeshjet e barazhit të cilat do të zhvillohen më 30 maj, rrespektivisht 1 qershor.

Krejt kjo pasi që ankesa e Trepçës ’89 ndaj Dritës është rikthyer edhe njëherë në procedurë te Komisioni i Garave, i cili pritet të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me këtë ndeshje.

“Gazeta Sheshi” mëson se Komisioni i Garave pritet të vendos përfundimisht fatin e ndeshjes Drita – Flamurtari dhe në rast se mund të vendos për rezultatin zyrtar (0-3), atëherë lënda do të kalonte te Komisioni Disiplinor për të marrë masa ndaj gjilanasve, njëherit ashtu edhe siç kërkon Trepça ’89, në të kundërtën rasti do të mbyllet dhe mitrovicasit definitivisht do të marrin rrugën për barazh.

Nëse KG-ja nuk merret më me këtë rast, atëherë 89-shi mund të ankohet edhe në shkallën e tretë, që është Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Në rast se vendoset në favor të Trepçës ’89, klubi që kërkon heqjen e 9 pikëve për Dritën , atëherë në barazh do të luante ekipi nga Gjilani.