Fjalë Kyçe

Tekniku i Llapit befason gjithmonë kur flet për titullin kampion

Tekniku i Llapit befason gjithmonë kur flet për titullin kampion

Llapi i Tahir Batatinës ka regjistruar fitoren e pestë më rradhë, teksa në kuadër të javës së 28 në Ipko Superligë triumfoi ndaj Drenicës në udhtim (0-2), raporton Gazetasheshi.com

Kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina deklaroi se është mjaft i kënaqur me fitoren dhe rezultatet që ka arritur skuadra e tij, derisa deklaroi se titulli kampion nuk është me çdo kusht të arrihet nga Llapi.

“Një fitore e mundimshme duke ditur forcën dhe potencialin që ka skuadra e Drenicës. Ç’është e vërteta ekipi i Drenicës na vuri në vështirësi disa herë gjatë pjesës së parë, por që arritëm të mbroheshim me sukses, teksa në pjesën e dytë u thash futbollistëve të ruajnë qetësinë sepse goli do të vinte. Ashtu edhe ndodhi, pasi që lojtarët zbatuan në përpikëmëri detyrat taktike dhe realizuam fitoren e pestë më rradhës së bashku. Një fitore shumë e rëndësishme në garën për titullin kampion, megjithëse nuk e kemi me çdo kusht të dalim kampion. Është kënaqi të punosh me futbollistë si Mentor Zhdrella, Ahmed Januzi dhe të tjerët, pasi që janë djem të shkëlqyer dhe një grup i shkëlqyeshëm i futbollistëve”, deklaroi Batatina.

Ekipi i Tahir Batatinës tashmë numëron 62 pikë në renditjen tabelare, një më shumë se Feronikeli që është zhvendosur në vendin e tretë.