Fjalë Kyçe

Toki dhe Oki, parashikojnë ndeshjet e Kosovës

Toki dhe Oki, parashikojnë ndeshjet e Kosovës

Trajneri më i trofeshëm i futbollit kosovar, Afrim Tovërlani dhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu ishin të ftuar në emisonin “Zona B” në Klan Kosova, për analizuar dy ndeshjet e radhës së Përfaqësueses së Kosovës.

Tema e këtij emisioni kësaj radhe ishte Përfaqësuesja e Kosovës, e cila do t’i zhvillojë dy ndeshje gjatë këtyre ditëve.

Nesër do ta zhvillojë miqësoren me Kombëtaren e Danimarkës (miqësore), ndërsa katër ditë më vonë atë me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”.

Moderatori i këtij emisioni, Baton Haxhiu, në fund të emisioni u kërkojnë mendimet e të ftuareve për rezultatet e mundshme të ndeshjeve.

“Toki” deklaroi se nuk është e udhës që para ndeshjes me Bullgarinë të themi se do të fitojmë, por fillimisht ta kryejmë punën në fushë e pastaj të flasim, ndërsa për miqësoren me Danimarkën, ai ka thënë se Kosova mund të pësojë humbje.

Ndryshe, aktori i njohur, Fatmir Spahiu “Oki” ka deklaruar se Kosova do të fitojë ndaj Bullgarisë, ndërsa ndaj Danimarkës pret një humbje të pranueshme.