Fjalë Kyçe

Tottenham transferon Giovani Lo Celso

Tottenham transferon Giovani Lo Celso

Tottenham ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin e Real Betisit, Giovani Lo Celso

Argjentinasi do të kalojë këtë sezon si i huazuar në Spurs të cilët kanë mundësi ta blejnë atë për 60 milionë funteë në fund të sezonit.

23 vjeçari ka kohë që është lidhur me një kalim në Londrën Veriore gjatë verës, me një marrëveshje që u arrit në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ishin afër nënshkrimit me Lo Celso që nga e mërkura në mbrëmje por ata e monitoronin edhe Bruno Fernandes me të cilin nuk arritën që të merren vesh.