Fjalë Kyçe

Trajneri i Bullgarisë: Ja pse fitoi Kosova

Trajneri i Bullgarisë: Ja pse fitoi Kosova

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov e ka pranuar se ekipi më i mirë shënoi fitore në ndeshjen e mbrëmshme.

Bullgaria pësoi tjetër disfatë, dhe në Sofje u mposht 3-2 nga Kosova, të cilët realizuan fitore në fundin e takimit.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020 në grupin e A, ndërsa Balakov ka shprehur zhgënjimin e tij pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Përfundim shumë i keq për ne. Arsyeja e humbjes është lodhja fizike. Kosova ka futbollistët cilësor dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, u shpreh fillimisht ai.

“Ne donim ta shënonim edhe golin e tretë pasi fitorja ishte detyrim, por në fund të ndeshjes fitoi skuadra e cila ishte më e mirë në aspektin fizik. Ne i kishim rastet tona, por nuk e kishim përqëndrimin në nivel”.

“Kemi 15 vite që nuk jemi kualifikuar në një kampionat të madh. Nuk jam i shqetësuar, por nuk më pëlqen të humbasim”.

“Fitorja e Kosovës ishte e merituar”, shtoi Balakov.