Fjalë Kyçe

Trajneri i Danimarkës flet për kualitetin e Kombëtares së Kosovës

Trajneri i Danimarkës flet për kualitetin e Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Danimarkë ka mbajtur konferencën për media në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, para përballjes së nesërme ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Age Hareide ka thënë se Kosova luan futboll të shpejt dhe në përbërje kanë futbollist të mirë.

“Është mundësi e mirë të luash ndaj Kosovës. Kosova ësshtë në Evropë prandaj kemi zgjedhur të luajmë, ne kemi mundur të luajmë ndaj Gjermanisë apo ndonjë kombëtare tjetër. Kosova është një ekip që dëshiron të luajë futboll”, ka thënë trajneri danezë.

Sa e njeh lojën e Kosovës?

“Ata janë kualifikuar në Ligën e Kombeve, kanë lojtarë të mirë,dhe të shpejt.Kam stërvitur Valon Berishën para se të shitej në Salzburg, po ashtu i ka disa sulmues të mirë që luajnë në Francë, Gjermani dhe thuhet që janë të rinjë si komb si shtet”, përfundoi Hareide.

Kosovë – Danimarkë luhet nesë nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Gazeta Alo.