Fjalë Kyçe

Trajneri i Realit: Do të “luftojmë” deri në fund për La Liga-n

Trajneri i Realit: Do të “luftojmë” deri në fund për La Liga-n

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titullin kampion në La Liga edhe pse skuadra e tij nuk e k nisur aspak mirë sezonin.

“Merengues” do të luajnë nesër ndaj Huesca, teksa strategu spanjoll ka folur në prag të ndeshjes.

“Na duhet të jemi seriozë në mbrojtje dhe intensiv e agresiv në sulm. Nuk na mungon motivimi në kampionat, sepse do të luftojmë deri në fund. Do ta vendos para ndeshjes. Ka shumë situata, momente, varet nga fakti nëse të gjithë janë të gatshëm për të luajtur. Pastaj, varet edhe nga kundërshtari, mënyra se si luan”, tha ai.

“Ka shumë faktorë që ndikojnë në përzgjedhje, pastaj unë nuk besoj në idenë e një formacion të caktuar”, deklaroi Solari.