Fjalë Kyçe

Transferimi i Tun Bardhokut te Prishtina befason Vëllaznimin

Transferimi i Tun Bardhokut te Prishtina befason Vëllaznimin

Ditën e djeshme skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ka transferuar futbollistin e Vëllaznimit Tun Bardhoku, shkruan Gazeta Alo.

Edhe vet fitbollisti kishte konfirmuar për kalimin e tij te skuadra nga kryeqyteti me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Por skuadra e Vëllaznimit sot ka reaguar për kètē marrëveshje me një sqarim në faqen zyrtare të klubit.

SQARIM

Informata që dje u plasua në portale se futbollisti ynë Tun Bardhoku, ka kaluar tek radhët e Klubit të Futbollit “Prishtina” na ka befasuar. Kjo për faktin se futbollisti Bardhoku ka kontratë valide me Klubin tonë. Është e vërtet që Tun Bardhoku ka biseduar me kryetarin e klubit Agim Cana, dhe nga i njejti e ka marrë premtimin preliminar se nuk do të pengohet nëse i jepet rasti që të angazhohet në ndonjë klub jashtë Kosovës, gjë që e ka kërkuar edhe vetë futbollisti.

Jemi të befasuar edhe me sjelljen e zyrtarëve të klubit Prishtina, të cilët, edhe pse e kanë ditur që Bardhoku ka kontratë me Vëllaznimin, kanë vënë kontakt me futbollistin pa e paralajmëruar fare klubin tonë, që paraqet shkelje të dispozitave të Rregullores për Transferin dhe Regjistrimin e Lojtarëve të FFK-së.