Fjalë Kyçe

Tre oferta për Avdylin, kjo skuadër e Superligës po e kërkon atë

Tre oferta për Avdylin, kjo skuadër e Superligës po e kërkon atë

Ish-portieri i Kamzës, Ilir Avdyli ka mbetur pa punë tani.

Krejt kjo për shkak të pezullimit të Kamzës nga Kategoria Superiore, për shkak të sulmit brutal ndaj gjyqtarit në një ndeshje javë më parë.

Ndërkaq, Avdyli tani zbulon se ka tri oferta nga tri shtete të ndryshme.

“Për momentin po stërvitem me KEK-un dhe nuk ka asgjë konkrete”, tha Avdyli në “90 Plus”.

“Kam biseda me tri klube, një në Kosovë, një në Shqipëri dhe një në Maqedoni, skuadra të cilat po luftojnë për dalje në Evropë”, vlerësoi Avdyli.

“Nuk dua të përmend emra”, vlerësoi Avdyli.