Fjalë Kyçe

Tre të vdekurit sot në Prishtinë janë familjarë të këtij lojtari, reagon Federata

Tre të vdekurit sot në Prishtinë janë familjarë të këtij lojtari, reagon Federata

Vrasja e rëndë që ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, po dyshohet të ketë ndodhur shkaku i problemeve familjare.

Kryefamiljari i cili vrau gruan, nusen e djalit dhe pastaj vetën dyshohet të ketë qenë me probleme mendore.

Viktimat e kësaj vrasjeje tragjike janë familjarë të hendbollistit të Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Kreshnik Krasniqi.

Ndërkaq, Federata e Hendbollit të Kosovës ka reaguar pas këtij rasti tragjik me një postim në rrjetin social, Facebook.

Ky është ngushëllimi i FHK-së

I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë.

Sinqerisht,

Eugen Saraçini
President i FHK-së