Fjalë Kyçe

Trepça ’89 – Gjilani, ky është rezultati i miqësores

Trepça ’89 – Gjilani, ky është rezultati i miqësores

Gjilani ka triumfuar minimalisht në miqësoren e zhvilluar në “Riza Lushta” të Mitrovicës përballë Trepçës ’89, raporton Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Kushtrim Shabani nga pika e bardhë në pjesën e dytë të lojës.

Ndeshja nisi nga ora 17:00, ndërkohë që dy ekipet patën shumë ndryshime nga miqësoret e kaluara.

Gentjan Mezani e nisi me këtë përbërje ndeshjen te SC Gjilani:

Ruçi, Frashëri, Kastrati, Rapa, Ferreira, Keita Aziz, Shabani, Kosumi, Greca, Keita Razak, Hajdari.

Në pjesën e dytë të lojës Mezani inkuadroi edhe futbollistë të tjerë, teksa për këtë ndeshje nuk i pati në dispozicion dy mesfushorët Muhamed Useini dhe Qëndrim Dautaj, të cilët për shkak të ngarkesave pushuan për këtë përballje.

Ndërkohë ndryshime pati edhe te Trepça ’89, teksa për herë të parë u paraqit mbrojtësi i krahut të djathtë Rron Statovci i ardhur në këtë afat kalimtarë.

“Minatorët” edhe në këtë takim u drejtuan nga Shpëtim Idrizi, teksa shumë shpejtë pritet të emërohet trajneri i ri.