Fjalë Kyçe

Trepça ’89 së shpejti me trajner të ri

Trepça ’89 së shpejti me trajner të ri

Skuadra e Trepçës 89 pritet të ketë ndryshime gjatë këtij afati kalimtar.

Presidenti Abedin Zeka ka bërë të ditur që së shpejti do ta emëroj trajnerin e ri.

Sabit Osmani e ka drejtuar ekipin mitrovicas në edicionin pranveror por ndryshe nga parashikimet, skuadra luajti në barazh dhe e siguroj qëndrimin në Superligë pas fitores me Vëllaznimin.

“Kemi pas shumë oferta nga trajnerë të ndryshëm në Shqipëri, por unë jam më shumë i interesuar që të jetë trajner nga Kosova. Futbollistët janë në pushim deri me 1 korrik dhe pastaj do të fillojmë punën” deklaroi Zeka.