Fjalë Kyçe

U kry: Higuain te Chelsea para të shtunës

U kry: Higuain te Chelsea para të shtunës

Chelsea thuhet se shpreson të përfundojë transferimin e sulmuesit të Milanit, Gonzalo Higuain, përpara ndeshjes së tyre kundër Arsenalit të shtunën.

Sipas ‘Evening Standard’, Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje natën e kaluar për Higuain dhe kanë deri në mesditën të premtes kohë për të regjistruar atë në skuadrën e tyre, kështu që ai mund të përballet me Arsenalin.

Gazeta shpjegon se blutë do të sjellin në argjentinasin si huazim deri në fund të sezonit me të drejt blerje për 36 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Gonzalo Higuain ka disa ditë që është pajtuar të transferohet te Chelsea, ndërsa mbetej vetëm marrëveshja me Juventusin.

Marrëveshja thuhet se tani ka përfunduar, ndërsa ka mbetur vetëm kompletimi i dokumentat nga të trija palët.