Fjalë Kyçe

UEFA dënon Bullgarinë dhe Anglinë, pas skandaleve në Sofje

UEFA dënon Bullgarinë dhe Anglinë, pas skandaleve në Sofje

UEFA ka marrë masa ndaj kombëtares së Bullgarisë dhe asaj të Anglisë.

Ndeshja e luajtur mbrëmë në Sofje, ndërmjet Bullgarisë dhe Anglisë, është përcjell me shumë incidente.

Tifozët bullgarë kanë përdorur fyerje raciste si dhe kanë bërë përshëndetje naziste gjatë duelit të vlefshëm për Euro 2020, përcjell lajmi.net.

UEFA ka hapur hetime disiplinore për të dyja kombëtaret, pas këtyre incidenteve që ndodhën mbrëmë.

UEFA ka dënuar Bullgarinë për katër pika, ku bëjnë pjesë edhe fyerjet raciste dhe përshëndetjet naziste, kurse Anglia u dënua në dy pika.

Ndeshja e mbrëmshme u ndërpre dy herë, për shkak të problemeve që erdhën nga tifozët.