Fjalë Kyçe

UEFA dënon FFK-në me 5 mijë euro

UEFA dënon FFK-në me 5 mijë euro

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës me 5 mijë euro për shkak të hedhjes së vetme të një gjësendi në fushë, gjatë ndeshjes kualifikuese, Kosovë-Mali i Zi, më 14 tetor.

Vendimi i Organit për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA’s ka vendosur të gjobisë FFK’në me 5,000 euro.

Ky organ ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi për dy raste në po të njëjtën ndeshje, njëra për hedhje të gjësendeve në fushë dhe tjera për rrëmujë të shkaktuar nga turma.

Ndërkaq vendimi për këto shkelje është gjoba prej 15 mijë eurosh.