Fjalë Kyçe

UEFA paralajmëron Bullgarinë me Rashicën

UEFA paralajmëron Bullgarinë me Rashicën

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Djemoshat e Bernard Challandes janë nikoqir i Kombëtares së Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Ndërkaq, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA është më se e interesuar për rrjedhën e kësaj ndeshje.

Para pak çastesh, permes një postimi në rrjetin social, Twitter, UEFA ka shpërndarë një video të super-talentit kosovar, Milot Rashica.

UEFA ka shpërndarë videon e golit fenomenal të Milot Rashicës përballë Maltës në fitoren 5:0 kundër Maltës vitin e kaluar në Ligën e Kombeve.

Ndryshe, Kosova e fitoi grupin D3 në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje duke u promovuar kështu në Ligën C.