Fjalë Kyçe

UEFA përjashton Flamurtarin nga garat e Evropës!

UEFA përjashton Flamurtarin nga garat e Evropës!

UEFA ka zyrtarizuar klubet pjesëmarrëse në kupat e Europës për kampionatet që janë mbyllur, por edhe kampionatet që praktikisht janë mbyllur.

Kështu, nga Shqipëria janë zyrtarizuar Kukësi e Teuta në Europa League.

Kjo do të thotë se Flamurtari, edhe pse i treti në këtë moment, është zyrtarisht jashtë Europës, ashtu si Skënderbeu, i përjashtuar për 10 vite nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli në CAS.

Nuk dihet ende a është licencuar Tirana, sepse nëse ia ka dalë mbanë, atëherë finalja e Kupës merr rëndësi të jashtëzakpnshme.

Gjithsesi, fakti që UEFA e ka lënë hapur vendin nga kupa do të thotë që Tirana është licencuar.

Dy vite më parë kupa u fitua për të mbyllur gropat financiare dhe Kukësi e Skënderbeu u hapen rrugë bardhebluve, tani mbetet për t’u parë si do veprojë Safet Gjici.