Fjalë Kyçe

Umitit nuk ecën mbarë, do të mungojë sërish

Umitit nuk ecën mbarë, do të mungojë sërish

Samuel Umtiti dhe Sergi Roberto janë lënë jashtë skuadrës së plotë të Barcelonës për ndeshjen e të mërkurës kundër Slavia Pragës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi u kthye në aksion gjatë fundjavës kundër Eibarit në mungesë të Gerard Pique dhe kjo ishte ndeshja e parë e sezonit për të.

Mirëpo, duket se lëndimi në gju është rikthyer dhe ai do të mungojë sërish, duke mos qenë në gjendje të luajë të mërkurën mbrëma.

Umtiti zhvilloi vetëm 14 ndeshje në La Liga në edicionin e kaluar, ndërsa kishte shkuar në Doha të Katarit për t’u shëruar, ashtu që Clement Lenglet ia kishte zënë vendin e startuesit. Dhe problemet e vazhdueshme me lëndim do të thonë se qëndrimi i 25-vjeçarit në Camp Nou është në rrezik.

Skuadra e plotë e Barcelonës: Ter Stegen, N. Semedo, Pique, I. Rakitic, Sergio, Todibo, Arthur, Suarez, Messi, O. Dembele, Neto, Lenglet, M. Wague, Griezmann, Jordi Alba, F. De Jong, Vidal, Junior, Inaki Pena, Ansu Fati.