Fjalë Kyçe

United-Liverpool: A ishte ky faull para golit të Rashford?

United-Liverpool: A ishte ky faull para golit të Rashford?

Manchester United është në epërsi në derbin e madh kundër Liverpool që nuk di për humbje deri më tash në edicionin e ri të garave në Premierë Ligë.

Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga Markus Rashford në minutën e 36, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Sidoqoftë, lojtarët e Liverpool mendohet se janë dëmtuar keq dhe goli u parapri nga një faull nga Victor Lindelof mbi mesfushorin mysafir Divok Origi.

Arbitri Martin Attkinson ishte afër vendit të kontaktit, duke sinjalizuar që loja të vazhdojë, pas së cilës ekipi vendas shënoi gol.