Fjalë Kyçe

Urimi special i Kloppit për Mourinhon

Urimi special i Kloppit për Mourinhon

Jurgen Klopp i ka uruar mirëseardhje Jose Mourinhos në Premierligë.

Trajneri portugez ka marrë drejtimin e Tottenham Hotspur, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Mauricio Pochettino.

Klopp ka thënë se rikthimi i Mourinhos është diçka e mirë, por i vjen keq edhe për Pochettinon, të cilin e vlerëson lartë.

“Mirësevjen Jose. Është mirë që kthehet ai”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Por nga ana tjetër, Mauricio nuk është aty, kjo tregon sesa shpejt mund të ndryshojnë gjërat në futboll”.

“Para pesë muajsh ne luajtëm kundër njëri tjetrit në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është një djalë i shkëlqyer”.