Fjalë Kyçe

Valon Berisha shënon super-gol në stërvitje

Valon Berisha shënon super-gol në stërvitje

Valon Berisha po e kthen formën dita-ditës pasi u rikthye së fundmi nga lëndimi që e la jashtë fushës që nga muaji prill. Mesfushori kosovar ka shënuar super-gol në stërvitjen e fundit të Lazios

Valon Berishës i është rikthyer buzëqeshja në fytyrë, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kosovar po i shijon çdo ditë stërvitjet me Lazion pas rikthimit të tij nga lëndimi, i cili e la jashtë fushës së blertë që nga muaji prill.

Berisha e kaloi një periudhë prej dy muajsh rehabilitimi, ndërsa së fundmi iu bashkua ekipit në stërvitje.

Përfaqësuesi kosovar po e shfaq formën e tij të mirë edhe në stërvitje.

Në stërvitjen e fundit, futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji ka shënuar super-gol, siç shihet në videon e postuar nga Lazio në rrjetin social, Instagram.

“Hap pas hapi”, ka shkruar klubi italian në Instastory, duke menduar për rikthimin me hapa të sigurt të ish-futbollistit të Salzburgut.

Berisha po ushtron fort në mënyrë që të jetë gati për Biancocelesti në muajin shtator, pas ndeshjeve të Kombëtareve.

Ai nuk do të jetë pjesë e “Dardanëve” për ndeshjet e shtatorit pasi i nevojitet edhe pak kohë për t’u rikthyer në nivelet më të larta.