Fjalë Kyçe

Valverde: Aktivizimi i Ansu Fati me Spanjën humbje e madhe për Barcelonën

Valverde: Aktivizimi i Ansu Fati me Spanjën humbje e madhe për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Valverde, ka komentuar përsëri lidhur me Ansu Fati.

Fati është 16 vjeçari i cili po tërheq vëmendje të jashtëzakonshme në botën e futbollit, falë performancave të jashtëzakonshme të treguara.

Pas këtyre paraqitjeve, Kombëtarja U17 e Spanjës dëshiron ta ftojë lojtarin për Kupën e Botës, por nuk dihet nëse do të sigurojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të.

Lidhur me mungesën e mundshme të lojtarit ka folur edhe Valverde, i cili ka thënë se do të ishte humbje e madhe për skuadrën.

“Të shohim nëse ata do ta ftojnë. Janë duke punuar për dokumentacionin pastaj do të shohim çfarë ndodh. Do të ishte një humbje për ne, pasi lojtari po jep shumë për skuadrën” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Secili lojtar duhet të marrë vendimet e tij. Ai është i ri dhe ne duhet të kemi kujdes me të” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Ansu Fati, 16 vjeç, është lojtari më i ri nga radhët e Barcelonës që ka shënuar në kompeticionin La Liga.